Debatet për origjinën e virusit, OBSH: Hetimet po “helmohen” nga politika
Organizata Botërore e Shëndetit i bëri edhe njëherë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të lejojë shkencën që të hetojë rreth shkaqeve dhe origjinës së koronavirusit dhe të mos lejojë që politika të “fusë hundët” në një hetim që mund të jetë shumë i rëndësishëm për të zbuluar se nga erdhi virusi vdekjeprurës.
Mike Ryan, kreu i OBSH për programin e emergjencës, deklaroi gjatë një konference për shtyp se hetimi për origjinën e virusit është “helmuar” nga politika. Një deklaratë kjo që vjen pas rinisjes së debatit të ashpër mes SHBA dhe Kinës për këtë çështje.
Më herët gjatë kësaj jave, qeveria amerikane lajmëroi se do të vijojë të hetojë teorinë se koronavirusi doli nga një laborator në qytetin kinez të Wuhanit.
I menjëhershëm qe dhe reagimi i Kinës zyrtare që e konsideroi këtë teori si një përpjekje për manipulim nga Shtetet e Bashkuara.
OBSH është shprehur se nuk e përjashton mundësinë e daljes së virusit nga laboratori, por që nevojiten hetimet të mëtejshme.