Dekada më e nxehtë në histori
Shkencëtarët janë pothuajse të sigurt se temperaturat mesatare nga viti 2010 deri më 2019 përbëjnë dekadën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.
Shifrat paraprake, të publikuara nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, sugjerojnë se ky vit do të jetë viti i dytë më i ngrohti në histori. Sipas organizatës kjo nxehtësi “e jashtëzakonshme” globale është nxitur nga emetimet e gazrave serë.
Sipas raporteve të ndryshme, shumë pjesë të botës përjetuan nivele të pazakonta të nxehtësisë këtë vit. Amerika e Jugut, Evropa, Afrika, Azia dhe Oqeania ishin më të nxehta se zakonisht, ndërsa shumë pjesë të Amerikës së Veriut ishin më të ftohta se zakonisht.
Ndërkaq dy valë të mëdha të nxehtësisë e goditën Evropën në qershor dhe korrik të këtij viti, ndërsa më 28 qershor, Franca shënoi rekord të ri kombëtar prej 46 gradësh Celsius.