Deklarata ”bombë” nga John Bolton: SHBA mund të vrasë Putinin

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Vladimir Putin, ka shqetësuar mbarë botën. ”Shtetet e Bashkuara mund të vrasin Vladimir Putin, nëse Rusia përdor armë bërthamore në konfliktin e saj me Ukrainën”,-thotë ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, thekson se lideri rus duhet të kuptojë se ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet.

“Nuk jam dakord që nuk mund ta kapim dhe mendoj se ai e di këtë. Ju mund të pyesni Qasem Soleimani në Iran se çfarë ndodh kur ne vendosim se dikush është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Putini është një objektiv legjitim ushtarak, ai duhet të dijë se ai është në listën tonë të synimeve në këtë pikë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?