Deklarata të rreme dhe provokuese në rrjetet sociale për COVID 19, arrestime në Turqi

Në Turqi, 19 persona janë arrestuar për bërjen e postime ” të pabaza dhe provokuese “në mediat sociale për mënyrën sesi qeveria po menaxhon epideminë e koronavirusit.

Qeveria ka identifikuar gjithashtu 93 të dyshuar që kishin shkruar postime “duke synuar zyrtarët dhe duke përhapur panik dhe frikë”, tha ministria e brendshme e vendit.

Turqia ka mbyllur kafene, vendet sportive dhe ka ndërprerë lutjet masive në xhami. Numri i rasteve të konfirmuara me infeksion COVID 19 atje është 98 dhe eshte shenuar viktima e pare.

SHKARKO APP