FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata – “Zoti i ka dhënë autoritet Trump që të rrëzojë Kim Jong-Un”

Prifti nga Teksasi, Robert Jeffress, ka deklaruar se presidenti i SHBA Donald Trump ka “autoritet moral për rrëzuar liderin koreano-verior Kim Jong-Un”, shkruan “Washington Post”.

“Sa i përket luftës kundër atyre që bëjnë të këqija, Bibla na e thotë qetë: Zoti iu ka dhënë sundimtarëve pushtet që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme, përfshirë edhe luftën, që të ndalohet e keqja. Në rastin e Koresë së Veriut, Zoti i ka dhënë Donald Trump që ta rrëzojë Kim Jong-Un”, ka thënë Jeffress.

Prifti Jeffress është i njohur për akuzat ndaj ish-presidentin Barack Obama se “ka krijuar kushte për ardhjen e anti-Krishtit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se komentet e tij mbi Korenë Veriore mund të vlerësohen si kontroverse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?