Del audio e aksidentit tragjik në Greqi: Do e lë 63-shin, se po ulërasin njerëzit?

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e ndodhur një muaj më parë në Greqi, ku pas përplasjes mes dy trenave humbën jetën 57 qytetarë, mes tyre edhe të rinj nga Shqipëria të cilët jetonin dhe studionin në shtetin helen.

Së fundmi ka dalë një audio, ku dëgjohet se si dy drejtues të hekurudhës ngatërrohen me njëri-tjetrin pak para aksidentit. Media greke “Zougla” ka publikuar një audio, në të cilën dëgjohet komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit që ndodhej në turn në momentin e tragjedisë.

Në këtë audio, Vassilis Samaras (drejtori i stacionit), i thotë Pantelis Koukas (drejtor i OSE): Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë. Por vetëm pak çaste më pas, duket se ai e ka kuptuar që treni është futur në shinat e gabuara, dhe i thotë me një ton alarmues: Jooo!

Shefi i stacionit është larguar nga pozicioni i tij dhe nuk ka vijuar më tej komunikimin, për të bërë të mundur ndalimin e trenit dhe shmangien e tragjedisë.

SHKARKO APP