Del në ballkon për të bërë foto, bie nga ndërtesa dhe humb jetën

Artistja e njohur, Sophie Xeon, “ikona transgjinore” e nominuar për çmimin “Grammy”,  ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një ndërtese teksa po tentonte të shkrepte një fotografi të Hënës së plotë .

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga zyra e policisë, 34-vjeçarja ka rënë nga kulmi i një ndërtese trekatëshe në Athinë.

“Rrethanat e sakta të rënies së saj janë duke u hetuar nga policia në Athinë, hetimet po vazhdojnë ”-ka thënë një zyrtar policor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin e aksidentit ajo kishte qenë në prani të dy miqve të saj indetiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?