Demi qëllon për vdekje matadorin profesionist
Matadori fitues i çmimit përkatës, Ivan Fandino është vrarë në arenën e garës pasi u godit nga demi i fuqishëm me brirë të mëdhenj.
Luftëtari 36 vjeçar, i cili i kishte hyrë këtij profesioni që në moshën 12 vjeçare, vdiq në qytetin francez të Mont-de-Marsan, pranë kufirit me Spanjën.
Këmbët e Fandinos u koklavitën, ndërsa demi i nguli bririn e tij në pjesën e shpinës, duke i dëmtuar mushkëritë.
Matador, i cili kishte një grua dhe një vajzë, erdhi nga rajoni Baske i Spanjës dhe luftoi me qindra dema gjatë karrierës së tij.
Kuptohet se zemra e tij ndaloi në ambulancë dhe kur mbërriti në spital, mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar.



KOHA JONË SONDAZH

