Demonstrata në Hong Kong pas festimeve në Pekin, qëllohet protestuesi

Katër muaj protesta në Hong Kong morën një kthesë tjetër pasi policia qëlloi për herë të parë një protestues gjatë përleshjeve.

Ngjarja ndodhi disa orë pasi Kina festoi 70-vjetorin e sundimit të Partisë Komuniste.

Raportohet se burri u qëllua ndërsa po protestonte në lagjen Tsuen Wan dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetë.

Ngjarja përshkallëzoi demonstratat pro-demokracisë që filluan në qytetin gjysmëautonom kinez gati disa muaj më parë.

BBC raporton se 15 persona, të moshës 18 deri 52 vjeç, janë shtruar në spital.

Përleshjet midis policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në zona të shumta në të gjithë Hong Kongun.

SHKARKO APP