Demoraktët kërkojnë ikjen e Trumpit, Mike Pence do i kërkohet të marrë provizorisht detyrën
Ligjvënësit demokratë pritet të propozojnë formalisht shkarkimin e presidentit në ikje, Donald Trump.
Me anë të një rezolute, shumica demokrate në Kongres do i kërkojë zv.presidentit, Majk Pence, të marrë provizorisht pushtetin deri në ardhjen e presidentit të zgjedhur, Joe Biden , pas 10 ditësh.
Zv.presidenti pritet të refuzojë, por më shumë se 200 ligjvënës, edhe republikanë, janë përgatitur të bashkojnë votat për ta proceduar presidentin Trump sipas kushtetutës.
“Unë preferoj shkarkimin sipas Amendamentit të 25-të sepse kështu shpëtojmë njëherë e mirë prej tij. Edhe sikur të dojë përsëri, nuk do mund të kandidohet më për president,” deklaroi Nensi Pelozi, kryetarja demokrate në dhomën e ulët të Kongresit.
Nëse propozimi mbështetet, kjo do të jetë hera e dytë që presidenti Trump i nënshtrohet procedimit penal.
Vitin e kaluar ai rrezikoi shkarkimin me akuzën se abuzoi me pushtetin dhe pengoi hetimet për skandalin e Ukrainës, ndërsa këtë herë akuzohet se nxiti dhunën në protestën e 6 janarit në Kongresin amerikan.
Publiku vendës ka opinione të ndryshme mbi çështjen.
“Unë e mbështet plotësisht procesin e shkarkimit të presidentit. Nuk ka dyshime për atë që ndodhi, për mesazhet që ka përcjellë për katër vite. Ai duhet të mbajë përgjegjësi.”
“Jemi afër fundit të administratës së tij. Për interesat e vendit, mendoj se do të ishte më mirë të largohej me pëlqimin e vet, të dorëhiqej. Nuk ka kohë për procedimin penal.”-thotë Michael
“Kam frikë se po të procedohej, do shihej si njëfarë ndëshkimi, dhe do e zhvendoste vëmendjen në anën e gabuar. Do të më pëlqente që Biden të tregohej më i matur dhe ta kalonte këtë.”
Një ditë më parë, oficerët e policisë së Uashingtonit i bënë nderimet ish-kolegut të tyre, Brajan Siknik, i cili mbeti i vrarë më 6 janar kur turma e revoltuar me mbështetës të presidentit Trump, vërshoi dhe pushtoi për disa momente godinën e Kongresit amerikan.
Përplasjet dhe dhuna që pasoi brenda Kapitolit u morën jetën gjithsej pesë personave.