Dënohet me vdekje, kush është “vrasësi serial i Hollywood-it”
I njohur si “vrasësi serial i Hollyëood-it”, Michael Gargiulo, u dënua me vdekje pasi vrau dy gra dhe u përpoq të vriste një të tretë. Vendimi është marrë nga gjykatësi i Los Angelos, Larry Paul Fidler.
Rasti i 45-vjeçarit Gargiulo u bë pjesë e kronikës së zezë në median amerikane, pasi një nga viktimat, Ashley Ellerin, ishte një vajzë e cila po përgatitej të shkonte në takim me aktorin Ashton Kutcher. Ellerin humbi jetën pasi u godit 47 herë me thikë.
Viktima tjetër ishte Maria Bruno, 32-vjeç dhe nëna e katër fëmijëve. Gargiulo e vrau dhe më pas masakroi trupin e pajetë, duke krijuar terror te banorët.