Dënohet trashëgimtari i Samsung-ut

Trashëgimtari i Samsung Lee Jae-yong është dënuar me 5 vjet burg nga një gjykatë në Korenë e Jugut.

Lee është akuzuar për korrupsion në një skandal që gjithashtu çoi në shkarkimin dhe gjykimin e ish-presidentes së vendit, Park Geun-hye.

Ai është ndaluar nga policia koreano-jugore në shkurt, pasi mbi të rëndonin akuza si marrja e ryshfetit, përvetësimi dhe fshehja e pasurive jashtë shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

49-vjeçari është akuzuar se ka dhuruar fonde në mbështetje të organizatave jo-qeveritare të menaxhuara nga Choi Soon-sil, një mikeshë e ish-presidentes Park, në këmbim të favoreve politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trashëgimtari i gjigandit teknologjik ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Sipas avokatit të Lee, ata tashmë do të apelojnë vendimin e gjykatës. Sidoqoftë, ky vendim përfaqëson një goditje të rënë për perandorinë më të madhe dhe më të njohur të biznesit koreano-jugore. Që prej verdiktit, aksionet e Samsung ranë me 1%.

Dënimi ngre dyshime lidhur me udhëheqjen e këtij konglomerati nga Lee Jae-yong, i cili ka vepruar si kryetar i firmës që prej 2014. Ndërkohë, e gjithë çështja ka tërhequr vëmendjen e publikut koreano-jugor pasi vjen në një kohë të pakënaqësisë dhe zemërimit në rritje ndaj bizeseve të mëdha, të njohura si “chaebol”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?