Denoncimi i SHBA-së: Bashar Al-Assad ka vrarë e djegur mbi 10 mijë të burgosur

Qeveria siriane është akuzuar se ka kryer vrasje masive të mijëra të burgosurve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë zbuluar disa foto satelitore për të denoncuar rastin.

Administrata e Trump i vijoi më tej akuzat se Bashar Al Assad përveç se i ka vrarë, i ka djegur trupat e tyre në një krematorium në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Akuzat e Shteteve të Bashkuara përkojnë me një raport të “Amnesty International” të publikuar në muajin shkurt, ku thuhej se rreth 13 mijë civilë ishin varur në fshehtësi në burgun në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Departamenti i Shtetit thotë se rreth 50 të burgosur në ditë varen në burgun ushtarak, që ndodhet 45 minuta larg Damaskut. Thuhet se krematoriumi përdoret për të fshirë provat. Një imazh satelitor i siguruar nga Departameti Amerikan i Shtetit tregon ndërtesën e burgut në Siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?