FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Departamenti Amerikan i Shtetit, rregulla të reja për vizat në 6 vende myslimane

Një udhëzim i Departamentit të Shtetit parashikon vendosjen e rregullave të reja për aplikantët për viza nga 6 vendet myslimane, pjesë e urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump për t’u ndaluar hyrjen në Amerikë. Përjashtime do të jenë vetëm aplikantët që kanë njerëz të rrethit të ngushtë familjar apo kontratë pune me një firmë amerikane.

Udhëzimet e reja pasojnë vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë pjesërisht në fuqi vendimin e presidentit që ndalon hyrjen në Amerikë të shtetasve nga 6 vende: Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.Udhëzimi i Departamentit të Shtetit për kushtet e reja për viza për këto vende nuk është bërë publik, por sipas agjencive “Associated Press” dhe “Reuters” marrëdhënie e afërt familjare përfshin prindërit, bashkëshortët, fëmijët, dhëndrin, nusen, vëllain apo motrën që ndodhen në Shtetet e Bashkuara. Çdo kategori tjetër lidhjesh familjare është e përjashtuar./voa

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?