Deputetët gjermanë: Sanksionet ndaj Rusisë, të gabuara

 Të shtunën tetë deputetë që përfaqësojnë parlamentet e landeve federale të Nordhein-Westfalen, Berlinit dhe Brandenburgut dhe që janë anëtarë të partisë “Alternativa për Gjermaninë”, vizituan Krimenë.

 “Dëshirojmë të njihemi në terren me situatën në Krime. Na interesojnë sidomos pasojat e sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, ngaqë Krimeja ka qenë shkaku i tyre”, u shpreh deputeti Roger Beckamp. “Mendojmë se miratimi i sanksioneve ka qenë një gabim, se ato kanë shkaktuar një impakt negativ si për Rusinë, ashtu edhe për Gjermaninë”.

“E shohim si shumë të rëndësishme një bashkëjetesë frytdhënëse me Rusinë”, theksoi deputeti Hugh Bronson. “Me këtë vizitë duam të dërgojmë një sinjal pozitiv”. “Kompanitë gjermane i kanë si orientim parësor interesat e tyre ekonomike dhe ato vetë duhet të vendosin a do të punojnë në Krime apo jo. Sanksionet nuk kanë sjellë kurrë asnjë rezultat dhe qëndrimi ynë ndaj tyre është tepër kritik. Nga sanksionet vuajnë qytetarët e thejshtë, jo politikanët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç u shprehën deputetët, janë në dijeni se pas vizitës në Krime atyre do t’u ndalohet hyrja në Ukrainë, por nuk i tremben aspak kësaj gjëje. Sipas politikanëve gjermanë, shpresojnë ta vizitojnë sërish gadishullin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetët e kanë vizituar tashmë qytetin e Jaltës dhe planifikojnë të shohin Kampin Ndërkombëtar për Fëmijë “Artek”, siedhe Sevastopolin. Gjatë takimit me udhëheqjen e Krimesë do të diskutohen mundësitë për heqjen e sanksioneve dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Gjithashtu, pjesëtarët e delegacionit gjerman do të vendosin kurora me lule në një varrezë memoriale dhe do të zhvillojnë homazhe në vendprehjen e ushtarëve të rënë. Delegacioni do të qëndrojë në Krime deri në datë 9 shkurt.

 Marrë nga “Rossijskaja Gazeta”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?