Deputetët testojnë kokoren për tërmetet

Japonia është një prej zonave që ka aktivitet sizmik të lartë sizmik. Të mërkurën, deputetët e parlamentit japonez kanë kryer një stërvitje ku provonin kokoret që janë krijuar për situata të tilla ekstreme.

Bëhet fjalë për disa kokore plastike të palosshme që të mbrojnë në raste të kësaj lloj katastrofe. Ato janë të vendosura poshtë çdo karrigeje deputeti.

Kjo ishte stërvitja e dytë që parlamenti bënte qëkur është krijuar kokorja. Japonia është shumë e prekur nga tërmetet. Në vitin 2011, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 9 duke shkaktuar një cunami dhe për pasojë humbën jetën rreth 20.000 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?