Deputeti gjerman për Serbinë: Po i ngjan një regjimi autoritar
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth ka deklaruar se Serbia po ngjan gjithnjë e më shumë me një regjim autoritar.
Roth shpërndau një video ku dëgjohet zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç teksa fliste përmes altoparlantëve në sheshet e Beogradit.
“Serbia tingëllon gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar. Presidenti Vuçiç mban një fjalim për festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër”, shkroi Roth.
Serbia sounds more and more like an authoritarian regime. President Vučić held a speech on National Statehood day, live broadcasted over loudspeakers at Belgrade’s main square.
Dear friends in 🇪🇺 and 🇺🇸, can you tell me, if this happens in any other democracy? pic.twitter.com/aZcLL3vWt9
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) February 17, 2024