Deputeti izraelit sulmon gruan palestineze që po shkonte të vizitonte të birin

Një anëtar i parlamentit izraelit u ngrit në këmbë gjatë udhëtimit me autobus në Rripin e Gazës dhe sulmoi një grua palestineze që po shkonte për të vizituar djalin e saj të burgosur në Izrael.

Ai i ka deklaruar gruas se i biri i saj ishte një qen, një insekt dhe një terrorist.

“Djali yt është një qen. Ai është një qen. Ju vini për të vizituar plehun që e kemi futur në burg, të cilin e shihni si anëtarë të familjes suaj “, tha ligjvënësi izraelit, Oren Hazan, në një video të publikuar në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam anëtar i parlamentit izraelit”, tha ai duke shtuar se “do të sigurohem që ju nuk do të lejoheni të vizitoni më këtu” sepse “miqtë tuaj në Gaza po i mbajnë vëllezërit tanë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hazani më pas kërcënoi gruan palestineze duke bërtitur “nëse nuk e kaloni mesazhin se ne duam që fëmijët tanë të kthehen, ju nuk do ta shihni birin ose burrin tuaj”.

Ligjvënësi izraelit, i cili është anëtar i partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu, shkoi aq larg sa të bënte kërcënime të dukshme me vdekje ndaj gruas, duke thënë “do ta tregojmë djalin tënd në dhe”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?