Deputeti përlotet në Kuvend: Nuk kemi ku t’i çojmë viktimat (VIDEO)

Italia është në ditët më të zeza. Pandemia e Covid-19 u përhap rrufeshëm dhe ka marrë mijëra jetë në vendin fqinj. Lidhur me këtë situatë të rënduar, një deputet i legës së veriut, Daniele Belotti, ndërsa fliste në parlament kjo para se virusi të merrtë këto përmasa, nuk mundi t’i përmbante lotët. “Çdo ditë, vdesin tetë persona që unë personalisht i njoh, por tani, Bergamo duhet të ringrihet”. Nga ana tjetër ai thekson se nuk jam tip që qan. “Deri më tani më kishte ndodhur që të prekesha nga gëzimi, vetëm për rezultatet e Atalantës, përveç çështjeve private, por tani, është diçka krejt tjetër”. Qyteti i Bergamos, është shndërruar në fakt në epiqendër të koronavirusit në Itali. Pamjet që vinin nga ky qytet tregonin spitalet e tej ngarkuara dhe me trupat e viktimave që nuk kishin ku të dërgoheshin.

Coronavirus, le lacrime del deputato bergamasco Belotti in aula: "Stiamo perdendo i nostri nonni"

SHKARKO APP