Deputeti rus: Britania fshihet nga faqja e dheut, me një luftë bërthamore
Britania do të fshihet nga faqja e dheut, nga një luftë bërthamore, paralajmëroi një deputet rus. Franz Klintsevich, një kolonel në pension, iu përgjigj komenteve të Sekretarit të Mbrojtjes të Britanisë, Michael Fallon.
Mesazhi i Fallon se: “Në rrethanat më ekstreme, ne e kemi bërë shumë të qartë se nuk mund të përjashtosh përdorimin e armëve bërthamore”, duket se ka nxiur këtë reagim të deputetit rus.
Ai u shpreh më tej se nëse Britania do të fillonte një grevë parandaluese, “duke mos pasur territorin më të madh, ajo do të fshihet nga faqja e dheut”.
Klintsevich një zëvendëskryetar i dhomës së sipërme të komitetit të mbrojtjes dhe sigurisë së parlamentit rus, i ka quajtur komentet e Michael “të neveritshme” dhe tha se “meriton një përgjigje të ashpër”.
Deputeti rus më tej ka nënvizuar se:”Në rastin më të mirë, kjo deklaratë duhet të merret si një element i luftës psikologjike që duket veçanërisht e neveritshme në një kontekst të tillë. Përndryshe, kjo tingëllon shumë e keqe, sepse lind një pyetje e arsyeshme: Kundër kujt do të jetë Britania e Madhe që do të përdorë armët bërthamore”,- u shpreh Klintsevich.
Nëse Britania synon të përdor armë bërthamore kundër një shteti jo-bërthamor, shtoi ai, “atëherë ndoshta populli anglez dëshpërimisht dëshiron të ndajë lavdatat e SHBA-ve që hodhën bomba bërthamore në qytetet e pafundme [qytetet japoneze] Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945. Por për sa kohë ata kanë shkuar për mirë, ashtu si edhe epoka e madhështisë së Perandorisë Britanike”.
Burimi: The Independent/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

