Deputetja serbe: Vuçiçit duhet t’i bëhet kontroll psikiatrik, tha se fëmijët e mitur të Kosovës janë gati të vdesin

Deputetja serbe, Rashkoviç Iviç ka bërë një deklaratë të pazakontë për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ajo tha se presidentit serb duhet t’i bëhet një kontroll psikiatrik.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiçit se fëmijët serbë të moshës 12 dhe 13 vjeçare në Kosovë janë të gatshëm të vdesin ‘sepse janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti’, Iviç tha se kjo është deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme.

“Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të çmendur, të pashpirt dhe të papërgjegjshme. Të thuash se fëmijët 12 dhe 13 vjeç duan të vdesin është tipike vetëm për shtetet islamike ku mbretëron xhihadi. Kështu ishte edhe në vitin 1945 në Gjermaninë naziste, kur Hitleri nuk kishte më askënd që të mobilizonte për luftë”, tha Rashkoviq Iviç.

Vuçiç tha se situata në Kosovë është “tmerrësisht e rëndë dhe se fëmijët e moshës 12 dhe 13 vjeç janë gati të vdesin, sepse të gjithë janë të ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”.

SHKARKO APP