”Der Spiegel”: Autorët donin që Navalny të vdiste në avion por…

Prestigjozja gjermane ”Der Spiegel”, ka publikuar detaje tronditëse në lidhje me helmimin e opozitarit rus Alexei Navalny. Në këtë artikull theksohet se po rriten indikacionet se Kremlini mund të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas autoriteteve gjermane, autorët e krimit bënë një llogaritje të pamëshirshme por fatin e keq të tyre nuk u arrit. ”Spiegel”, ndër të tjera shkruan se helmi i përdorur kundër Navalny është një zhvillim i mëtejshëm i përbërjeve të njohura më parë të agjentit neurotoksik Novitschok.

Autoritetet gjermane të sigurisë aktualisht supozojnë se vetëm një shërbim sekret rus mund të helmonte Navalny gjatë rrugës për ose nga aeroporti. Duke qenë se politikani opozitar u provua të monitorohej nga afër nga shërbimi sekret rus FSB, askush nuk sheh ndonjë mundësi tjetër.

Po ashtu revista gjermane shkruan se autorët që kanë lëshuar helmin kanë llogaritur që Navalni të vdiste në avion por ndërhyrja e guximshme e pilotit, i cili zbriti spontanisht në Omsk dhe trajtimi pasues i Navalny me një antidot në spitalin lokal, i shpëtoi jetën.

SHKARKO APP