Dëshmia e Facebook në Kongres: 126 milionë amerikanë u ekspozuan ndaj lajmeve të rreme të Rusisë

Kompania Facebook Inc ka deklaruar në kongresin amerikan se agjentët rusë krijuan 129 ngjarje në rrjet gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA. Dëshmia është depozituar me shkrim në formën e një deklarate ka shpjeguar se këto “ngjarje” të gjeneruara në rrjetet sociale u panë nga 338 300 përdorues të ndryshëm të Facebook dhe në to u regjistruan për pjesëmarrje 62 500 përdorues.

Më herët kompania kishte deklaruar se rreth 126 milionë amerikanë kishin parë përmbajtje të krijuar me sponsorizim nga Rusia gjatë një periudhe 2 vjeçare dhe se 16 milionë mund të kenë qenë ekspozuar ndaj informacionit të rusëve në Instagram.

Po kështu kompania ka deklaruar se nuk e përdor më antivirusin Kaspersky, ndonëse nuk ka qenë në gjendje që të deklarojë numrin e përdoruesve që kanë shkarkuar softin e Kaspersky-t. Ajo ka shtuar se po punon për prodhimin e një produkti tjetër antivirus që nuk përcjell të dhëna drejt Kaspersky Lab.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas Facebook, në Kongresin amerikan kanë dëshmuar edhe përfaqësues të Google dhe Alphabet për keqpërdorim të shërbimeve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?