Dalin pamjet, momenti kur lideri i ISIS vritet nga ushtarët e Trump (Video)

Mediat kanë nxjerrë detaje nga operacioni i një ditë më parë i ushtrisë amerikane, të mbështetura dhe nga ajri për vrasjen e kreut të Shtetit Islamik, al Baghdadi.

Sipas të dhënave, disa të konfirmuara dhe nga ushtria, kreu i ashtuquajturit “Kalifati islamik” hodhi veten në erë sapo pikasi se ishte rrethuar nga ushtarët. Bashkë me të humbën jetën dhe dy gratë e tij dhe raportohet se fëmijët kanë mbetur të paprekur.

Njeriu më i kërkuar në planet në 5 vitet e fundit aktivizoi një xhup me eksploziv, në shtëpinë ku fshihej në fshatin Brisha të provincës Idlib, i cili shkaktoi një shpërthim të fuqishëm. Mësohet se al Baghdadi kishte mbërritur në vendin ku ndodhi operacioni i ushtrisë amerikane vetëm 48 orë më parë, duke nënkuptuar kështu se prej kohësh ishte në survejim. Në aksionin për vrasjen e tij kontribuuan dhe shërbimet inteligjente turke dhe ato irakiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetësit e al Baghdadit sapo morën vesh lajmin për vdekjen e liderit të tyre premtuan se lufta e ISIS nuk përfundon dhe se xhihadi do të vijojë më tej. Lajmi për vdekjen e kreut të ISIS ende nuk është konfirmuar zyrtarisht ndërkohë që po kryen teste biometrike dhe të ADN për të përmbyllur hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?