Detaje nga takimi historik, Biden nuk sheh liderin rus në sy

Pas publikimit të fotove të takim historik mes presidentëve, ekspertët e gjuhës së trupit nisën edhe analizat. Presidenti amerikan Joe Biden, shihej sot me një tjetër letër “për të kopjuar” në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, të cilën duket se e përdorte për “t’u fshehur” nga shikimi i rusit. Dyshja ishin ulur pranë njëri-tjetrit brenda vilës Parc ”La Grange” në Gjenevë, Zvicër, teksa Biden qëndronte me këmbët e kryqëzuara ndërsa Putin me duart mbi gjunjë.

Teksa dyshja vijonte të fliste me zyrtarët rreth tyre, Biden shihej që vendoste fletën e tij të planit në xhepat e xhaketës. Nuk është e qartë se çfarë ishte shkruar në letër, por edhe më parë presidenti është shfaqur në takime të rëndësishme me fleta ku shkruhen emrat e gazetarëve apo pikat e diskutimit në konferencë.

Dyshja pritet të diskutojë edhe për përplasjet mes dy vendeve në tema si konflikti në Lindje të Ukrainës, burgosja e opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, e së fundmi dhe mbështetja e për autokratin anti-perëndimor të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Putin ka bërë thirrje që Rusia e SHBA të punojnë së bashku për të luftuar sulmet kibernetike duke thënë ”Ne shpresojmë që të krijojmë këtë proces në bashkëpunim me miqtë tanë amerikanë”.

SHKARKO APP