Detaje të reja/ Laborator droge në Athinë, 8 shqiptarë në pranga
Policia greke jep detaje të reja lidhur me operacionin anti-drogë të datës 3 dhjetor.
Sipas policisë helene, janë arrestuar 8 shqiptarë si dhe është zbuluar një shtëpi e braktisur, e shndërruar në laborator të mirëorganizuar dhe profesional për të kultivuar kanabis.
Operacioni në fjalë u shtri në disa zona të kryeqytetit Athinë si: Vougla, Vyrona, Nea Smyrni, Ano Glyfada apo Avlona.
Përveç 8 të arrestuarve, ka dhe 7 të akuzuar si anëtarë të kësaj organizate kriminale teksa 2 të tjerë janë ndaluar në burgjet e vendit ku vuanin dënimet.
Gjatë operacionit janë sekuestruar:
-(1,800) fidanë të kanabisit,
-(1) kilogram dhe (355.8) gram kokainë
(43) kilogramë dhe (300) gram gjethe kërpi,
-(45) kërcej kërpi,
-(510) gram pluhur me përbërje kimike të panjohur të përshtatshme për falsifikim të kokainës,
-(6) makina,
-(11,505 EUR),
-pistoletë me gëzhojë dhe (41) gëzhoja,
-(2) peshore precize, (16) pajisjet mobile gjithashtu
pajisje të plota dhe monitorim të ventilimit, elektrifikimit dhe ndriçimit të laboratorëve – kopësht kultivimin e kërpit hidroponik (llambat, dehumidifikuesit, tubat e ventilimit, instrumentet automatike të ujitjes, plehrat, etj.)