Detaje të reja/ Të shtëna në një klub nate në SHBA, a ishte sulm terrorist?
Një i armatosur ka lënë të paktën 17 njerëz të lënduar pasi hapi zjarr në një klub nate në Arkansas, SHBA, thuhet sipas policisë atje. Zyrtarët thanë përmes rrjetit social Twitter se të shtënat herët në mëngjesin e së shtunës ndodhën pas një mosmarrëveshjeje në një koncert.Shefi i policisë, u ka thënë gazetarëve se të shtënat kanë ndodhur pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur mes disa personave në klubin e natës. Në Twitter policia ka konfirmuar se 17 viktimat janë gjallë, kurse njëri nga ta është në gjendje më të rëndë.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se incidenti nuk ishte sulm terrorist.
KOHA JONË SONDAZH

