FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Detajet e reja/ Si u ekzekutua shqiptari në Belgjikë, dyshimet e para mbi motivet e vrasjes

Një 31- vjeçar shqiptar Niko K. është ekzekutuar në Belgjikë me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar nga policia mëngjesin e së martës në Saint-Denis në komunën e Forestit.

Sipas mediave belge, që kanë raportuar sëfundmi detaje të reja, viktima ishte në një lokal nën shoqërinë edhe të një personi tjetër dhe në momentin që dolën nga kafeneja, ata shkuan drejt makinës së tyre të parkuar, raporton “BalkanWeb”.

Sapo 31-vjeçari po kërkonte automjetin ai u qëllua me armë nga dy persona të paidentifikuar duke ndërruar jetë menjëherë. Mediat lokale shkruajnë se vrasja dyshohet dyshohet të ketë lidhje me një hasmëri të vjetër mes viktimës dhe disa shqiptarëve. Megjithatë, nuk jepen detaje të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje dy gëzhoja të shkrehura nga arma me të cilën u vra 31-vjeçari. Gëzhojat dhe provat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në laboratorin e policisë federale për t’u ekzaminuar

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një dëshmitari në vendngjarje shqiptari Niko.K ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier, kur pranë tij janë afruar dy autorët e maskuar që pasi e kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.

“Viktima vdiq në vend, pas dy të shtënave që ai mori”, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Ëymersche, në një deklaratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?