Mjekët thonë se trupi i tij është i mbushur me parazitë, si edhe i kanë gjetur një krimb 27 cm në zorrë.

Komanda e OKB-së në Korenë e Jugut thotë se ushtarët e Koresë së Veriut shkelën dy herë javën e kaluar marrëveshjen e armëpushimit me Korenë e Jugut, gjatë ndjekjes së ushtarit dezertues duke gjuajtur përgjatë vijës ushtarake të demarkacionit dhe më pas duke e kaluar atë.

Ushtari thuhet se është traumatizuar nga ngjarjet dhe kërkoi ushqim pasi ai u rikthye në vetëdije për herë të parë dje. Ai iu nënshtrua dy operacioneve për nxjerrjen e plumbave ku ata gjithashtu gjetën edhe krimin 27 cm.