Dha dorëheqjen, por kush do ta zëvëndësojë Zoran Zaevin?

Humbja e partisë në zgjedhjet lokale, bëri që Zoran Zaev të japë dorëheqjen. Në opinion po spekulohet se kush mund ta zëvendësojë në qeveri dhe në parti. Qeveria përmend disa emra në qeveri si pasardhës të mundshëm, duke përfshirë ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyçi.

Portali i gazetës së Shkupit, shkruan se pas zjarrit në qendrën e Covid-it në Tetovë, ku u dogjën 14 persona, besueshmëria e Venko Filipçe papritur ra, gjë që dobëson pozitën e tij si pasardhës i mundshëm i Zaevit.

Zgjedhja e Bytyçit i cili është pjesë e lidershipit të lartë partiak të LSDM-së, do të reflektonte, thonë ata, multietnicitetin e partisë, por atij i mungon përvoja e gjatë dhe lidhjet e forta me strukturën partiake. Veçer i përmend Sanja Lukarevskën dhe zëvendëskryeministrin Ljupço Nikolovski si zgjidhjen e fundit të mundshme për postin e kryeministrit.

SHKARKO APP