Dha dorëheqjen si kryeministër, por sot Boris Johnson ka një punë të re me një pagë 6 shifrore

Pas jetës politike, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i është rikthyer gazetarisë. Ai ka arritur një marrëveshje me gazetën Daily Mail në të cilën do të ketë rubrikën e tij javore.

“Ne jemi të kënaqur të shpallim Boris Johnson si kolumnistin tonë të ri. I njohur si një nga shkrimtarët më të zgjuar dhe origjinal, rubrika e Boris do të publikohet në Daily Mail çdo të shtunë”, njoftoi gazeta britanike në një postim në Twitter.

Ai do të marrë një shumë gjashtëshifrore çdo vit për këtë partneritet.

SHKARKO APP