Dhimbja në revoltë: Familjarët e viktimave hidhen në sulm: Vrasës (FOTO)

Dhumbja në revoltë nga tragjedia e pak ditëve më parë, ku një zjarr i tmerrshëm u mori jetën më shumë se 30 personave, familjarët e viktimave kanë dalë në protesta.

Turma, shumë prej të cilëve kanë humbur të afërmit nga flakët që përfshiu ndërtesën, kanë reaguar ashpër ndaj Theresa May-it, gjatë vizitës së saj tek të mbijetuarit.

Kryeministrja, u bllokua për rreth 30 minuta dhe  gjatë gjithë kësaj kohe, njerëzit që ndodheshin aty e kanë nxjerrë gjithë inatin mbi të. Sapo e kanë parë të zbresë nga makina, kanë reaguar menjëherë me ofendime nga më të ndryshmet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarë dreqin po bën ajo këtu? Tani do të kthehet sërish në shtëpinë e saj të rehatshme. Priti deri ditën e premte për të ardhur ?”- u dëgjuan të thoshin disa prej protestuesëve. Gjithashtu, kishte nga ata të cilët e quajtën “vrasëse” dhe fajtore të gjithë kësaj tragjedie, e cila sipas tyre mund të ishte parandaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?