Dhuna në Kapitol, vijojnë arrestimet

Dita që Joe Biden të marrë zyrtarisht detyrën si President i SHBA-së po afron, por tensionet pas trazirave në Kongresin Amerikan nuk janë shuar. Godina është rrethuar tani nga një gardh 2 metra i lartë dhe qindra pjesëtarë të gardës kombëtare. Ata do të mobilizohen edhe gjatë ceremonisë së betimit të mërkurën.

Deri më tani, rreth 12 persona janë akuzuar nga autoritetet federale për përfshirje në turmat e dhunshme që mësynë Kapitolin. Mes tyre, një burrë të cilit iu gjetën 11 bomba artizanale në kamionin e parkuar pranë Kongresit, plus një pistoletë automatik, pushkë dhe municione. Prokurorët thonë se ai kishte dy pistoleta kur polica e gjeti.

Qindra prokurorë dhe agjentë të FBI-së po punojnë nga 3 qendra komande, 24 orë në ditë. Ka shqetësime në rritje për sigurinë e pjesëtarëve të Kongresit, shumë prej të cilëve janë parë teksa përballeshin me thirrje të zemëruara nëper aeroporte, teksa udhëtonin nga dhe për në Uashington.

SHKARKO APP