Dhuna në Kongres, Merkel: Imazhet më tërbuan dhe trishtuan

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka reaguar me tone të ashpra pas dhunës në Kongresin Amerikan mbrëmjen e djeshme, ku mbështetësit e Trump-it u përpoqën të ndalonin ligjvënësit të numëronin votat elektorale.

Si pasojë e trazirave mbetën të vdekur katër persona, ndërsa Merkel tha se pamjet nga protesta e dhunshme e bënë të ndjehet “e inatosur dhe e trishtuar”. Ajo thotë se në demokraci ka fitues dhe humbës, duke u shprehur keqardhje që “Trump nuk e ka pranuar akoma humbjen”.

“Imazhet më tërbuan dhe trishtuan. Në demokraci ka fitues dhe humbës. Me vjen shumë keq që Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Ndjekja e dyshimit për rezultatin i bëri të mundura trazirat natën e kaluar”, tha Merkel.

SHKARKO APP