Dhunë çnjerëzore gruas, 100 herë e gjuan me rrip dhe e përdhunon (Pamje të Rënda)

Një video e përhapur me shpejtësi në rrjet, në të cilën shfaqet një grua duke u dhunuar, ka shkaktuar debat në Indi. Pamjet e videos dyshohet se janë filmuar në rajonin Uttar Pradesh të Indisë. Në to shihet një burrë që godet një grua të lidhur pas degës së një peme me rripin e pantallonave.

Autoritetet thonë se gruaja ishte dënuar nga të ashtuquajturit “Pleqësia e fshatit” me 100 fshikullima për tradhti dhe personi që e godet është bashkëshorti i saj. Në videon rrëqethëse dëgjohet e reja duke ulëritur, ndërkohë që rreth saj qëndrojnë “spektatorët”.

Gruaja në një moment ka humbur ndjenjat dhe është plasur në tokë, ndërkohë që përreth saj i afrohen disa persona. Me t’u përmendur ajo i është drejtuar policisë ku përveç akuzave të ngritura kundër bashkëshortit të saj, ka denoncuar edhe persona të tjerë, që thotë se u përpoqën ta përdhunonin në momentin që ishte pa ndjenja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?