Dhunë çnjerëzore në Katalonjë, Spanja pengon referendumin
Sot në Katalonjë ishte thënë se do të mbahet referendum, mirëpo nuk u mbajt për shkak të dhunës policore në çdo zonë të Spanjës. Mbi 750 persona janë plagosur për shkak të forcës të ushtruar nga ana e policisë.
Lidhur me këtë referendum, që u refuzua nga Madridi zyrtar ka folur edhe kryeministri spanjoll Rajoy. Kreu i qeverisë ka thënë se mbajtja e një referendumi të paligjshëm është turp për demokracinë. “Referendumi ishte i paligjshëm. Mbajtja e një referendumi të paligjshëm është një trup për demokracinë. Pjesa më e madhe e Spanjës nuk e do pavarësinë e Katalonjës”, tha ai.
“Gjyshër, fëmijë, femra dhe kushdo tjetër duke qarë. Po vuajmë, por pse? Sepse duam të votojmë, duam demokraci, duam të kemi të drejta”, thotë një protestues. “Befas policia na sulmoi brutalisht. na goditën me shkopa gome, mburoja dhe plumba gome. Por ne do të vazhdojnë të luftojmë”, shprehet një tjetër.
“Imazhi i shtetit spanjoll vazhdon të përkeqësohet. Sot shteti spanjoll humbi edhe më shumë se c’kishte humbur, ndërsa ne, qytetarët e Katalonjës kanë fitur edhe më shumë se c’kishim arritur”, thotë Carles Puigdemont, Presidenti i katalonjës.
Por sipas autoriteteve në Madrid, policia ju përgjigj siç duhet situatës së krijuar dhe thjesht po bën detyrën e saj. Sipas ekspertëve, pavarësisht ndalimit të pjesshëm të referendumit, pamjet në rrugët e katalonjës do të bëjnë që edhe më shumë katalanas të tjerë të mbështesin pavarësinë dhe problemi do të vazhdojë të mbetet aty në dyert e qeverisë spanjolle.
KOHA JONË SONDAZH

