Dhunë dhe përplasje mes femrave në Parlamentin turk (Video)
Parlamenti turk është kthyer në një arenë dhune dhe përplasjesh, ku protagoniste kanë qenë deputetet femra.
Një ligjvënëse e Parlamentit të Turqisë dje ia ka vënë prangat vetvetes në shenjë proteste kundër pakos së reformave, që Zyrës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i japin më tepër kompetenca ekzekutive.
Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit. Po ashtu, është shkaktuar rrahje e femrave deputete, ndërsa dy prej tyre kanë përfunduar në spital. Ligjvënësja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital meqë raportohet se ishte qëlluar në gjoks.
Ligjvënësja e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, ishte akuzuar nga opozita se i ka sulmuar koleget e saja deputete. Kjo ishte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë rezultuar me rrahje.

KOHA JONË SONDAZH

