Dhunë ndaj emigrantëve, zbardhen raportet e Frontex

Ata ikin nga dhuna por sërish bien pre e dhunës. Shumë raporte konfidenciale të Agjencisë Europiane të Kufirit, Frontex raportojnë se në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian, ekziston “përdorim i tepërt i forcës” ndaj emigrantëve.

Akuzat përfshijnë rojet kufitare në Bullgari, Hungari dhe Greqi. Sipas disa njoftimeve Agjencia kufitare e BE-sё, duhet tё ketё mbylllur sytё ndaj shkeljes sё tё drejtave tё njeriut prej nёpunёsve nё vendet pёrkatёse, ndërsa dyshohet që edhe vetë Frontex-s tё ketё kryer shkelje.

Por kjo agjenci i hodhi poshtё “kategorikisht” akuzat, se punonjёsit e Frontex-it gjatё patrullimeve pёr dёbimin e migrantёve shkelin tё drejtat e njeriut. ”Çdo formё e dhunёs ose e keqtrajtimit tё refugjatёve apo migratёve ёshtё e papranueshme. Ne do t’i verifikojmё tani kёto akuza me mbrojtjen kufitare tё BE-sё dhe do tё reagojmё”.

Autoriteti i mbrojtjes kufitare tё BE-s ka rreth 1500 punonjёs, të cilët nuk kanë mandat tё plotfuqishёm pёr tё kryer hetime nё territorin e vendeve anëtare tё BE-sё”. Prej muajit maj, agjencia Frontex operon edhe në kufirin shqiptar.

SHKARKO APP