Dhunë në protestën në Irak, humbin jetën 5 persona

Të paktën 5 persona mbetën të vdekur gjatë protestës së ditës së sotme anti-qeveritare në Irak. Policia përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve ku mbetën viktima dy persona në Bagdad.

Ndërsa tre protestuesit e tjerë ndërruan jetë pasi u qëlluan me armë zjarri nga policia në qytetin Nasirija.

Protesta u mbajtën kudo në Irak, ku protestuesit kërkuan më shumë shumë vende pune, si dhe fund korrupsionit.

Protesta të ngjashme në Irak janë zhvilluar edhe javën e parë të tetorit, kur për shkak të dhunës mes policisë dhe protestuesve kanë mbetur të vdekur mbi 150 persona.

Në një raport të qeverisë irakiane është pranuar se autoritetet kanë përdorur forcën për shpërndarjen e protestuesve.

SHKARKO APP