Dialogu Rusi-Hungari/ Orbán: Perëndimi nuk e pranon se Kievi nuk do të fitojë
“Për ekspertët ushtarakë është e qartë se Ukraina nuk do të jetë në gjendje të fitojë në fushën e betejës, vetëm politikanët perëndimorë nuk guxojnë ta pranojnë këtë”.
Kështu është shprehur Kryeministri hungarez Viktor Orbán për Radion Kossuth. Lajmi u rilançua nga agjencia ruse Ria Novosti.
“Është absolutisht e qartë se ukrainasit nuk do të fitojnë në front. Të gjithë ekspertët ushtarakë flasin dhe shkruajnë, por politikanët nuk guxojnë të thonë se kanë zgjedhur një strategji të keqe,” tha Orbán.
Fitorja e forcave të armatosura ukrainase, sipas Orbanit, i’u duk politikanëve evropianë si një skenar realist dhe, për sa kohë që ishte kështu, ata premtuan financim.
Megjithatë, tani, sipas Orbanit, një fitore ushtarake duket e paarritshme.
Orbán shtoi se “rusët nuk do të humbasin në front” dhe tha se ishte krenar për të mbajtur dialogun me Rusinë.