Digjet gjatë natës supermarketi në Shkodër, çfarë dyshohet
Një supermarket në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejës, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Raportohet se, një nga pistat paraprake është një shkëndijë elektrike në ambientet e brendshme të supermarketit.
“Rreth orëve të para të mëngjesit, në vendin e quajtur Kryebushat, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një subjekt tregtar “supermarket”.
Nga zjarri nuk ka pasur shtetas të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

