Dikur ishull i parajsës në Ballkan, sot një ferr për refugjatët (FOTO)

Imazhet tronditëse tregojnë fëmijët e vegjël që jetojnë në kushte anti-njerëzore, në një kamp refugjatësh të vendosur në një ishull në ballkan. Fotot tregojnë se si të rinjtë dhe refugjatët në kampin Souda në ishullin Chios të Greqisë, vuajnë nga jetesa në kushte ekstreme të vështira.

Kios, ishulli i pestë më i madh në Greqi, është transformuar në mënyrë dramatike nga fluksi i refugjatëve dhe azilkërkuesve gjatë viteve të fundit.

Tabloiti britanik “The Independent”, shkruan se: “Rreth 2,000 refugjatë dhe emigrantë të tjerë ndodhen aktualisht në ishull, ku shumica prej tyre janë nga Siria dhe Iraku. Më shumë se 62,000 refugjatë janë të mbërthyer në Greqi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njërën prej fotove, shihet një fëmijë dy-vjeçar, Mohamed Omar, i cili ka lindur në Turqi, e që shihet duke fjetur në një tendë në plazh. Një tjetër foto tregon një rrymë të çadrave të përkohshme, të ngulitura në plazh vetëm disa centimetra nga buza e bregut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Chios është shumë i dashur nga turistët, që nga fshatrat e saj mesjetare, manastiret historike dhe plazhet e izoluara.

Megjithatë, një raport zbuloi se si kushtet në ishull ishin përkeqësuar në mënyrë drastike për migrantët. Një në tre refugjatë në kamp ka dashur të kryejë vetëvrasje.

Sipas “The Independent”, një refugjat ka thënë se ai pa dikë që u hodh zjarr, duke u thënë hulumtuesve se: “Ndihem keq dhe jam në depresion”.

Përshtati: Redjon Shylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?