Dikush lehtëson masat dhe dikush tjetër vendos karantinë, ja si do e presën europianët Krishtlindjen dhe Vitin e Ri
Ndërkohë që jemi në periudhën festive të festave qeveritë përreth Europës po marrin vendime të vështira për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Këtu është një ndarje e asaj që është njoftuar deri tani.
Më poshtë do të gjeni masat e marra nga disa shtete.
Hollandë : 5 javë mbyllje totale
Kryeministri i vendit Mark Rutte tha se vendi do të jetë i mbyllur plotësisht për pesë javë, nga data 15 Dhjetor deri në 19 Janar.
Dyqanet jo thelbësore, kinematë, parukeritë dhe palestrat u mbyllën ditën e martë dhe shkollat do të mbyllen nesër. Qytetarët janë paralajmëruar të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Zoti Rutte tha: ” Ne duhet ta kafshojmë këtë mollë të thartë para se gjërat të bëhen mirë. Dhe po, ato do të bëhen mirë. Do të vijnë ditët kur virusi do të jetë pas nesh dhe jeta jonë do të kthehet në normalitet.”
Britani e Madhe : “Flluska Krishtlindjeje”
Një sërë masash lehtësuese janë marrë në Angli për të lejuar njerëzit të festojnë Krishtlindjen. Nga data 23 deri në 27 Dhjetor do të lejohen udhëtimet dhe festimet jashtë. Gjithsesi të ashtu-quajturat “Flluska Krishtlindjesh” do të lejojnë një numër të kufizuar njerëzish të qëndrojnë së bashku.
Itali : Nuk do të ketë tregje të Krishtlindjeve dhe vendi do të jetë në shtet-rrethim.
Italia është përballur me numrin më të madh të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë dhe Kryeministri Giuseppe Conte i ka thënë italianëve të presin një Krishtlindje më të matur, pa puthje dhe përqafime .
Një pjesë e rajoneve të Italisë janë pjesërisht të mbyllura dhe gjatë periudhës festive nuk do të lejohen udhëtimet nga njëri rajon në tjetrin. Gjithashtu një shtet-rrethim do të vendoset nga ora 22:00 deri ne 05:00 në vend.
Francë: Kufizimet e udhëtimit janë hequr gjatë Krishtlindjes.
Franca hoqi disa nga kufizimet e bëra por masat strikte janë akoma në fuqi pasi numri i infeksioneve është akoma i lartë. Daljet nga shtepia nuk do të bëhen më me leje të posaçme.
Gjermani: Mbyllje e plotë
Gjermania do të hyjë në një mbyllje të plotë gjatë periudhës festive për shkak se numri i vdekjeve gjatë javëve të fundit ka qenë i lartë . Dyqanet jo thelbësore dhe shkollat do të mbyllen plotësisht nga data 16 Dhjetor deri në 10 Janar.
Kancelarja Merkel ka thënë se shkak për rritjen e numrit kanë qenë blerjet e shumta gjatë periudhës së Krishtlindjes. Një maksimum prej 5 personash do të lejohen të qëndrojnë bashkë dhe jo më shumë se dy familje do të lejohen të festojnë në një shtëpi . Fëmijët nën 14 vjeç nuk përfshihen në këto masa.
Rajonet e tjera kanë prezantuar masa të ngjashme. Këto masa kanë ardhur nga paralajmërimi i zyrtarëve të shëndetit se situata mbetet akoma e paqëndrueshme dhe pandemia akoma nuk ka arritur kulmin e saj në të gjitha vendet.