Dilnin natën e ndalonin aty – këtu: Arrestohen 2 shpërndarës shqiptarë të kokainës në Varese

Dy shpërndarës droge arrestohen nga skudra e ndërhyrjes së shpejtë në Varese, Itali, pas një hetimit të sektorit kundër drogës. Janë dy të rinj shqiptarë 23 dhe 25 vjeç, që janë kapur në flagrancë me 50 gram heroinë, të paketuara në doza dhe qindra euro dhe franga zvicerane, telefona dhe ora, fitime këto nga “aktiviteti tregtar”.

Takimet me konsumatorët e njohur mirë të kokainës kanë ngjallur dyshimet e hetuesve për dy shqiptarët, që lëviznin kryesisht në orët e mbrëmjes dhe ndalonin herë pas here për pak në sheshe publike dhe parkingje të izoluar.

Kur dyshimet u konfirmuan, agjentët e policisë vendosën të procesojnë kundër dy shqiptarëve, fillimisht duke i kontrolluar në trup, ç’ka çoi në zbulimin e një sasie kokaine prej 50 gramësh e më pas në shtëpi, ku ata gjetën materiale të ndryshme të lidhura me shitjen e drogës:  mbi dymijë euro dhe rreth 1400 franga zvicerane, ora me vlerë si dhe telefona të gjeneratës së fundit akoma të paketuar, që konsiderohet se ishin pagesa për dozat e kokainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy shqiptarët u dërguan në burg në Miogni./Syri.net

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?