Dimri i “Zi” që pret Europën!

Më shumë se 5 milion Evropianë janë infektuar dhe mbi 200,000 kanë vdekur. Ky është raporti i fundit nga COVID-19. Europa po përballet me një valë të dytë të COVID-19 shumë më të fuqishme se vala e parë.

Disavantazhi kësaj radhe nuk janë respiratorët, mjekimi apo pajisjet mbrojtëse, por spitalet dhe stafi mjekësor i trajnuar.

Ndërkohë që problemi shfaqet më i mprehtë në vendet më të goditura si Republika Çeke dhe Belgjika, madje edhe në ato që mendohet se po e trajtojnë më mirë krizën, si Gjermania, shqetësimi po rritet duke menduar nëse mjekët do të jenë përsëri në gjendje të përballojnë infeksionet në rritje eksponenciale.

Gjermania dhe Republika Çeke shënuan një numër rekord të rasteve të reja të enjten. Spanja ishte shteti i parë i Evropës Perëndimore që arriti në 1 milion infeksione. 11 Shtete të Europës po përjetojnë rikthimin e COVID-19 ne shifra alarmante dhe në frikën e një karantinimi tjetër masiv.

SHKARKO APP