Diplomatët dhe ushtarët turq kërkojnë azil në Gjermani

Edhe pse po kalon një vit nga trazirat në Turqi, duket se pasojat e grushtit të shtetit po vijojnë ende. Sipas mediave në Turqi, janë të paktën 262 diplomatë turq dhe personel i ushtrisë kanë aplikuar për azil në Gjermani.

Turqia e fajëson mbështetësit e klerikut Fethullah Gulen, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.

Numri i qytetarëve të Turqisë që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur pas grusht-shtetit të dështuar dhe Turqia ka paralajmëruar aleatët e NATO-s, që të refuzojë aplikimet për azil të ushtarëve, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Gulenin, shkruan Rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësja e ministrisë së Brendshme gjermane, Annegret Kroff, ka thënë se 151 aplikantë kanë pasur pasaporta diplomatike, ndërkaq 111 kanë pasur pasaporta pa tarifë, të cilat qeveritë iu lëshojnë personelit ushtarak dhe shërbyesve civilë kur udhëtojnë për punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?