Diplomatet e BE mblidhen në Bullgari për vendet e Ballkanit

Ministrat e jashtëm të vendeve te BE-SE, kane zhvilluar takimin e radhës në Sofje të Bullgarisë, ku perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, ishte tema me e nxehtë në listën e diskutimeve. Përfaqësuesit e diplomacive evropiane, e panë 2025, si nje objektiv jo-realist, duke u kujdesur te saktësojnë, se ka shume pune per te bere, rreth korrupsionit, bandave kriminale, kultivimit te drogës e emigracionit, para se vendet ballkanike, të marrin dritën jeshile për integrim ne familjen evropiane.

U mendua se  gjate takimit te se enjtes ne Sofje, krerët e diplomacisë se vendeve te Bashkimit Evropian do te rikonfirmonin  perspektiven  evropiane te Ballkanit perëndimor, por takimi provoi se ne radhët e tyre ka skepticizëm..

Strategjia evropiane e zgjerimit u diskutua për herë te pare konkretisht nga Komisioni evropian i cili ripërcaktoi 2025-n si vit objektiv, për integrimin e Serbisë dhe Malit te Zi për t’u bashkuar me Bllokun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijarto,  shprehu bindjen se te dyja shtetet ballkanike duhet ti bashkohen familjes evropiane ne 2022-ten, duke  u kujdesur te saktësojë se integrimi në BE, do te lehtësonte  tensionet ne prag përshkallëzimeve, mes fqinjëve ballkanik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pikë që u përmend në diskutimet ku nuk munguan tonet e nxehta, ishte [pa diskutim, referenca e mosmarrëveshjeve Kosovë -Serbi, ndonëse kjo e fundit refuzon njohjen e pavarësisë se Kosovës, ish-krahine jugosllave, me autonomi tashme te njohur nga pjesa e konsiderueshme e shteteve anëtare.

Por për ministrin e jashtëm slloven, Karl Erjavec, 2025 nuk është një objektv realist,  duke rikujtuar se do te duhet një interval me i gjatë kohor, qe vendet e Ballkanit perëndimor, te zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, qe nënkupton një kriter shume i rëndësishëm për t’u përmbushur, para se te kalohet pragu i hyrjes ne BE.

Diplomatet evropian, nuk lëne [pa përmendur korrupsionin, bandat e fuqishme kriminale, kontrabandimin e armëve, kultivimin e drogës e emigrantet, qe përbëjnë një listë të gjate problemesh, ne pritje [për tu zgjedhur nga vendet e Ballkanit perëndimor, nëse ato aspirojnë realisht dritën jeshile nga BE.

Polonia, Italia e Austria, janë rreshtuar gjithashtu mes vendeve të tjera evropiane qe janë ne favor te zgjerimit, duke pare rritje e ndikimit rus e kinez, dhe kjo, jo vetëm ne rajonin e Ballkanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?