Diplomohet pas 13 vjetësh Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg ka një arsye më tepër për të festuar. Themeluesi dhe pronari aktual i rrjetit më të madh social në botë eshte diplomuar në Universitetin e Harvardit. Me këtë rast ai ka mbajtur edhe një premtim që i kishte dhënë nënës se një ditë do t’i kthehet studimeve. “Nënë, gjithmonë të kam thënë se do të rikthehem dhe do të diplomohem”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Zuckerberg, i cili shihet teksa pozon krahas të atit, Edward Zuckerberg dhe së ëmës Karen Zuckerberg. Kujtojmë se 33-vjeçari eshte diplomuar në drejtimin e Shkencave Kompjuterike, ndërsa e kishte lënë fakultetin në vitin 2004 duke iu përkushtuar zhvillimit të Facebookut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?