Disa të dhëna interesante për jetën e Vladimir Putin: Nga zgjimi i vonë te testimi i çdo vakti me frikën se mos i hedhin helm

Vladimir Putinit i pëlqen të zgjohet vonë dhe refuzon të ngrihet nga shtrati shumë kohë përpara se t’i shërbehet mëngjesi në mesditë.

Shumë detaje mbi jetën e Presidentit rus mund të quhen të dyshimta në rastin më të mirë, duke qenë se ato vijnë nga makineria propagandistike e vendit.

Por falë “gërmimeve” të autorit Ben Judah, kemi mjaftueshëm për të përfytyruar një ditë të çuditshme por tipike në jetën e njeriut që urdhëroi pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan DailyStar.

Duke u zgjuar vonë, Putinit i pëlqen të ngrihet nga shtrati në orën 12:00 dhe menjëherë pasi aty të ketë ngrënë. Gjiza është gjithmonë në tabakanë që i cohet në shtrat së bashku me një omëletë.

Megjithatë, mëngjesi më i preferuar për Putinin mbetet një pjatë me vezë thëllëze që i shoqëron me lëng frutash.

Për çdo gjë që ai ha, së pari ushqimit i bëhet një test për t’u siguruar që nuk është me helm.

Vakti i parë i ditës pasohet nga një kafe përpara se të nië notin për dy orë, kohë gjatë së cilës ai e shfrytezon per te menduar, sugjerojnë asistentët politikë të Putinit.

Gjatë gjithë kohës që Presidenti është në ujë, oborrtarët e tij detyrohen të kalojnë kohën në dhomat e pritjes prej druri, qe mund te shkoje deri në katër orë pritje nëse pas notit presidentit i teket te beje dhe një stërvitje.

Më pas Putin fillon të punojë me ekipin e tij, qe i sjell shënimet informuese dhe gazeta në tavolinën e tij të rëndë prej druri, pa kompjuterë.

Nga frika e ndonjë rrjedhjeje sigurie në internet, gjithçka bëhet në letër qe futet në dosje të kuqe, me përjashtim të telefonatave të bëra vetem në telefonat fiks të kohës së Luftës Sovjetike.

Putini është i fiksuar pas informacioneve në tre dosjet e trasha prej lekure, të cilat kanë raporte mbi frontin e brendshëm, çështjet ndërkombëtare dhe gjykatën.

Më pas, lexon lajmet e ditës nga tabloidet e njohura ruse.

Oborrtarët e liderit rus thonë se atij i pëlqen të lexojë shkrimet e Andrey Kolesnikov në Kommersant dhe ato i lexon gjithmonë deri në fund.

Zakonet e të ngrënit për pjesën tjetër të ditës janë më pak të qarta se mëngjesi pasi ka shume kontradikta per atë që thuhet se Putini shmang.

Daily Star shkruan se Putini i përmbahet një diete super të shëndetshme me domate, kastraveca dhe marule.

Dhe pavarësisht se e do mishin e deles më shumë se çdo mish tjetër, i preferuari i Presidentit është peshku. Ëmbëlsirat thuhet se janë krejtësisht jashtë menusë per të.

SHKARKO APP