Dita Botërore e Turizmit në Katar

Doha, kryeqyteti i Katarit është gati, sot të mërkurën , për të nisur aktivitetet e ceremonisë zyrtare të “Ditës Botërore të Turizmit” organizuar nga Katari këtë vit me temë “Turizmi i qëndrueshëm si mjet zhvillimit “, nën kujdesin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të Katarit, Sheikh Abdullah bin Nasser bin Kalifa Al Tani.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit (QNA), diskutimet në këtë aktivitet do të trajtojnë dimensionet dhe perspektivat e rolit që mund të luajë turizmi në zhvillimin e qëndrueshëm, dhe ndikimin e turizmit mbi zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vazhdueshme.

Në këto diskutime do të marrin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai, si dhe një numër i madh ministrash arabë dhe të huaj, zyrtarë të lartë në fushën e kulturës dhe turizmit, dhe përfaqësues nga agjencitë dhe ministritë e turizmit nga e gjithë bota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i sektorit të zhvillimit të turizmit në “Autoritetin e Turizmit të Katarit”, Hassan Ibrahimi, vlerësoi se kjo pjesëmarrje e gjerë tregon interesin e madh ndërkombëtar në fushën e turizmit dhe do të reflektojë pozitivisht në zhvillimin e sektorit të turizmit të vendit, si pjesë e strategjisë dhe orientimit Katarit drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe të diversifikuar ku turizmi përbën një shtyllë kryesore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theksohet se Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit ka vendosur të shpallë vitin 2017 si “Viti Ndërkombëtar për Shfrytëzimin e Turizmin të Qëndrueshëm si mjet Zhvillimin”, dhe si kontribues në promovimin e paqes në botë.

Shteti i Katarit fitoi të drejtën për të pritur aktivitetet e Ditës Botërore të Turizmit me votim të kryer nga gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 21-të të Organizatës së Turizmit Botëror në Kombet e Bashkuara, e cila u mbajt në Kolumbi në vitin 2015.

Ky aktivitet vjen sot, në një kohë kur vendi në përgjithësi sektorin e turizmi në veçanti po përjeton ndryshime të mëdha, në përpjekje për të arritur qëndrueshmëri ekonomike dhe për të diversifikuar burimet e të ardhurave kombëtare në fusha dhe sektorë të ndryshëm, siç është sektori i turizmit,  i cili i ka dhënë sot një rëndësi shtesë Katarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?